​Pas disfatës ndaj Atleticos, Juventusi pëson rënie edhe në aspektin financiar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Disfata e Juventusit, ndaj Atletico Madridit, të mërkurën, ishte një goditje e rëndë për shpresat e tyre për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, mirëpo ajo ndeshje ka shkaktuar rënie edhe në aspektin financiar për italianët, në vlerë prej 115 milionë eurosh.

Juventusi e ka fituar titullin e kampionit të Serisë A për shtatë vjetët e fundit radhazi, mirëpo gjatë dy afateve të fundit kalimtare, ata kanë marrë edhe më shumë përforcime, transmeton Gazeta Express.

Këtë gjë e kanë bërë pasi që dëshirojnë ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, gjë të cilën nuk e kanë arritur që nga sezoni 1995/96, kur kishin fituar në penallti kundër Ajaxit, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare. Tri nga këto pesë disfata, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1.

Për shkak të pritjeve që ishin krijuar pas transferimit të Cristiano Ronaldo për Juventusin në Ligën e Kampionëve, disfata kundër Atleticos ka bërë që aksionet e Juventusit të bien për 11.11 për qind në treg, që do të thotë se klubit iu është ulur vlera për rreth 115 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...