​Mourinho e komenton periudhën e tij në Real Madrid

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për kohën e tij në Real Madrid dhe ia ka përkujtuar njerëzve trofetë që i kishte fituar me atë skuadrën gjatë viteve 2010-2013.

Gjatë dy sezoneve të para të Mourinho me “Los Blancos”, ishte Barcelona e Pep Guardiolës ajo që e dominoi futbollin në Spanjë. Katalonasit luanin futboll në një stil plotësisht të ndryshëm me Mourinhon, transmeton Gazeta Express.

Mourinho i kishte fituar gjithsej tre tituj gjatë kohës së tij në Real Madrid. Ai e kishte filluar me titullin e Kupës së Mbretit në sezonin 2010/11, ndërsa sezonin e ardhshëm e kishte fituar titullin e La Ligës dhe atë të Super Kupës së Spanjës.

Triumfi në sezonin 2011/2012 në La Liga mbetet për Mourinhon ndër arritjet më të mëdha pasi që portugezi e kishte drejtuar skuadrën e tij të arrinte 100 pikë, nëntë më shumë se Barcelona. Përkundër që portugezi njihet për futbollin e tij të stilit mbrojtës, Real Madridi atë sezon i kishte shënuar 89 gola, katër më shumë se Barcelona e Guardiolës.

“Njerëzit nganjëherë i harrojnë sukseset e mia atje sepse Liga e Kampionëve është në skenën botërore. Por, ne e fituam Kupën e Spanjës dhe e fituam ligën me një shifër rekorde të pikëve, 100”, ka thënë Mourinho.

“T’i arrish 100 pikë ti duhet të fitosh ndeshje, shumë ndeshje, dhe ne e arritëm edhe rekordin për numrin e golave të shënuar. Kur njerëzit e thonë një gënjeshtër shumë herë, disa njerëz të tjerë mendojnë se është e vërtetë”.

“Por, ti mund ta thuash një gënjeshtër mijëra herë dhe ajo prapëseprapë mbetet vetëm gënjeshtër. Me Real Madridin, unë e kam thyer rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në futbollin spanjoll”. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/mourinho-e-komenton-periudhen-e-tij-ne-real-madrid-617102/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...