​Man Unitedi, Chelsea dhe Man City në garë për yllin e Premierligës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë hyrë në garë kundër Manchester Cityt për ta siguruar transferimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Aaron Wan Bissaka. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të ndodhë para afatit kalimtar të verës.

E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se Crystal Palace do ta humbë Wan-Bissaka gjatë afatit kalimtar të verës pasi që tashmë veçse ka filluar interesimi nga klubet e mëdha të Anglisë, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari ka qenë një ndër performuesit më të mirë të Crystal Palace gjatë këtij sezoni, pasi iu dha mundësinë të debutojë në shkurt të vitit të kaluar nga Roy Hodgson. Që nga atëherë, ai e ka zënë vendin e parë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në nëntor të vitit të kaluar ishte raportuar se kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, kishte filluar ta mbante nën mbikëqyrje të riun anglez, i cili e ka përfaqësuar Anglinë deri më tani në ekipin kombëtar U-21.

Mirëpo, Manchester City nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë Bissakën, pasi që tani në garë për transferimin e tij janë futur edhe dy klube të mëdha të Premierligës, Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Manchester Unitedi e transferoi mbrojtësin anësor të ri, Diogo Dalotin, nga Porto gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo 33-vjeçari Antonio Valencia pritet të largohet në fund të këtij sezoni, ndërsa opsioni tjetër, Ashley Young, i mbush 34 vjet në korrik.

Cesar Azpilicueta është opsioni i parë i Chelseat për këtë pozitë, mirëpo ata janë në treg për ta gjetur një opsion të dytë pasi që Davide Zappacostës i mbaron kontrata me klubin londinez pas 18 muajve.

Wan-Bissaka është në lidhje kontrate me Crystal Palace deri në fund të sezonit 2021/2022. Ai e rinovoi kontratën e tij me klubin në prill të vitit të kaluar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...