​Liverpooli dhe Chelsea në garë për sulmuesin Italian

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Mediat italiane raportojnë se dy nga klubet më të mëdha të Anglisë, Liverpooli dhe Chelsea, kanë hyrë në garën për trajnerin e sulmuesit italian të Lazios, Ciro Immobile, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sipas të përditshmes italiane, El Messaggero, Liverpooli do të dërgojë skautë për ta shikuar sulmuesin italian në ndeshjen e ardhshme të Lazios, të dielën kundër Napolit, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane raporton se klubi anglez ka marrëdhënie të mira me Lazion, duke i marrë parasysh marrëveshjet e kaluara në mes të këtyre dy klubeve. Luis Alberto dhe Lucas Leiva u transferuan nga Anfield në Olimpico në vitin 2016.

Megjithatë, Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë shërbimet e Immobiles, pasi që ata do të duhet ta mposhtin edhe rivalin e Premierligës, Chelsean, në këtë garë, nëse londinezët nuk arrijnë ta transferojnë Gonzalo Higuainin.

I vlerësuar me 50 milionë euro nga transfermarkt, sulmuesi 28-vjeçar ka arritur t’i shënojë 80 gola përgjatë vetëm 112 paraqitjeve për Lazios, 13 prej të cilave kanë ardhur gjatë këtij sezoni. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...