​Levante kërkon eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale...

MPB: Serbia ka ndaluar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë prej tyre i ka liruar

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se 10 pjesëtarë të Policisë...

Levante e ka konfirmuar se ata do të ankohen zyrtarisht te Federata e Futbollit të Spanjës për Barcelonën, pas pretendimit se katalonasit duhet të eliminohen pasi që pjesë e skuadrës ka qenë Chumi, i cili nuk ishte i lejuar të luante.

Ky incident ndodhi gjatë ndeshjes së javës së kaluar, kundër Levantes, në Kupën e Mbretit. Katalonasit e kishin humbur atë ndeshje me rezultat 2-1, mirëpo e siguroi kualifikimin përmes fitores së mbrëmshme me rezultat 3-0, pasi që fitoi me rezultat të përgjithshëm 4-2, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Levante po shpreson se do ta zë një vend në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke kërkuar eliminim të Barcelonës për shkak se në skuadër kishte qenë Chumi, i cili nuk kishte të drejtë të luante.

Chumi ishte ndëshkuar me kartonin e pestë të verdhë për këtë sezon të ekipit B të Barcelonës dhe për këtë arsye ai nuk kishte të drejtë të luante. Presidenti i Levante, Quico Catalan, ka bërë të ditur, para ndeshjes së mbrëmshme, se ata do ta kërkojnë eliminim e Barcelonës.

“Çfarëdo që të ndodhë në fushën e lojën sonte, Levante do të ankohet për këtë situatë në Federatën e Futbollit të Spanjës qysh nesër. Mendojmë se ka mjaftueshëm prova për ta eliminuar Barcelonën”, ka thënë Catalan.

Mirëpo, Valverde thotë se kjo gjë nuk është e saktë, pasi që suspendimi nuk është i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim për Chumin. As më parë, as gjatë incidentit dhe as tani. Ne duhet të jemi pjesë e shortit nesër dhe jemi të sigurt se nuk kemi bërë asgjë të gabuar”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.

“Ne e dinim në mënyrë të përsosur situatën e tij, e dinim që ai është i suspenduar dhe nuk mund ta përdornim atë për ndeshjen kundër Eibarit, mirëpo mund ta përdornin për ndeshjet e kupës”. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/levante-kerkon-eliminimin-e-barcelones-nga-kupa-e-mbretit-617133/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...