​Ish-ylli i Juventusit: E refuzova Man Unitedin sepse doja të jetoja në një vend mysliman

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Ofertën nga Manchester Unitedit e refuzoi për një ofertë të klubit nga Katari, Al Duhail, dhe tani Mehdi Benatia ka bërë të ditur se e bëri këtë gjë pasi që dëshironte ta rriste familjen e tij në një vend mysliman.

Manchester Unitedi kishte nevojë për  një qendërmbrojtës të ri në skuadër dhe Benatia ishte njëri ndër lojtarët që klubi dëshironte ta transferonte. Megjithatë, ky transferim nuk u realizua pasi që ish-mbrojtësi i Juventusit e refuzoi ofertën e tyre, transmeton Gazeta Express.

Në vend të transferimit në Manchester United, 31-vjeçari vendosi të transferohet në Katar, ku iu bashkua skuadrës së Al Duhail. Ai e bëri debutimin për klubin e tij të ri në disfatën me rezultat 1:0 kundër Al Gharafa, të enjten.

Benatia, i cili ka luajtur edhe në Romë dhe Bayern Munich gjatë karrierës së tij, ka thënë se ai i kupton kritikat për largimin nga Evropa, mirëpo shpreson se kritikët e tij dhe trajneri i ekipit kombëtar do ta kuptojnë logjikën prapa këtij vendimi.

“Unë u kritikova nga kritikët marokenë kur u transferova në Doha, mirëpo unë dua që të gjithë ta respektojnë vendimin tim sepse kjo ishte gjëja më e mirë për mua dhe familjen time”, ka thënë Benatia.

“Unë dua që fëmijët e mi të rriten në një atmosferë islamike dhe unë mund të shkoja edhe në klube të tjera, si në Arabi Saudite, mirëpo preferoja të vij në Al Duhail sepse ka shumë lojtarë marokenë që luajnë këtu”.

“Trajneri i Marokut, Herve Renard, më njeh mua mirë dhe nëse ai e sheh se unë nuk e meriton një vend në ekipin kombëtar, atëherë unë do ta respektoj vendimin tim”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...