​Herrera, heroi i panjohur i ringjalljes së Man Unitedit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Ander Herrera është shpirti dhe zemra e Manchester Unitedit, dhe dalëngadalë ai po e fiton mirënjohjen që e meriton.

Paul Pogba, Marcus Rashford dhe Anthony Martial – paraqitjet e këtyre i kanë dominuar ballinat e gazetave gjatë ringjalljes së Manchester Unitedit. Por, skuadrën e Manchester Unitedit po e drejton një hero i panjohur: Ander Herrera, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Herrera është bërë i pazëvendësueshëm në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. Mesfushori spanjoll ka qenë njëri ndër yjet e “Djajve të kuq” që nga shkarkimi i Mourinho, në dhjetor. Shtatë nga 13 paraqitjet si titullar në këtë sezon të Premierligës, ai i ka bërë me norvegjezin.

“Energjia dhe natyra e tij këmbëngulëse është tejet e rëndësishme për ne. Dhe kjo është arsyeja pse ai luan, pak a shumë çdo ndeshje. Ai ka shumë energji, mund ta mbulojë një hapësirë të madhe të fushës dhe vrapon përpara. Nuk mund ta lavdërosh vetëm dikë, janë 11 lojtarë në fushë, por Anderi ka bërë punë të mrekullueshme”, tha Solskjaer, pas fitores kundër Chelseat.

Për shkak të durimit dhe përkushtimit që ka Herrera në fushën e lojës, shumë tifozë të Manchester Unitedi tani po kërkojnë që ai të bëhet kapiteni i skuadrës. Sezonin e kaluar, ai i kishte bërë vetëm 13 paraqitje si titullar.

Edhe pse është rritur në Spanjë, Herrera është po aq i pasionuar pas Manchester Unitedit sa edhe lojtarët e akademisë së klubit. Sezonin e kaluar ai kishte vuajtur nga transferimi i Nemanja Maticit, ndërsa këtë sezon pritet që situata e tij të bëhet edhe më e vështirë për shkak të transferimit të Fredit.

Mirëpo, ashtu si Pogba, Rashfordi, Martiali dhe të tjerët nën drejtimin e Solskjaer, Herrera është duke shkëlqyer në Old Trafford. Me Herreran në skuadër, Manchester Unitedi i fiton mesatarisht 71.4 për qind të ndeshjeve, ndërsa pa të vetëm 40 për qind.

Herrera është duke përfituar nga stili i ri i lojës së Manchester Unitedit, më sulmues. 29-vjeçari tani po e shfaq aftësinë e tij për të pasuar dhe për t’u përfshirë në aksione të sulmit.

Përderisa nën drejtimin e Mourinhos, në ndeshjet kundër Chelseat, Herrera e kishte detyrën për t’i shkuar pas Eden Hazardit, në ndeshjen e fundit me Solskjaer, atij iu dha një rol më i lirë.

Herrera nuk e ka famën apo aftësitë e Pogbas për të dribluar. Megjithatë, ai është zemra dhe shpirti i Manchester Unitedit pasi që sjell baraspeshë në një skuadër të mbushur me lojtarë që duan të sulmojnë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...