​Di Maria e zbulon zënkën me Van Gaalin, që i dha fund karrierës së tij në Man United

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Përleshja me armë mes dy grupeve në Gjakovë – vetë dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë dorëzuar njëri nga personat e dyshuar...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

Angel Di Maria ka zbuluar detajet e fundit të karrierës së tij me Manchester Unitedit, duke rrëfyer për zënkën me trajnerin e atëhershëm të “Djajve të kuq”, Louis van Gaal.

Argjentinasi ishte transferuar në Old Trafford nga Real Madridi për një shumë që atëherë kishte qenë rekord në Premierligë, 68 milionë euro. Ai ishte transferuar gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2014 dhe paraqitjet e tij të para me fanellën e kuqe kishin qenë mjaft mbresëlënëse, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, forma e Di Marias pësoi një rënie drastike dhe ai përfundoi duke u larguar nga Manchester Unitedi vetëm një vit më vonë. Argjentinasi u transferua në Paris Saint-Germaini, pasi i shënoi vetëm katër gola në 32 paraqitje për Unitedin.

Ai kurrë më herët nuk e kishte komentuar në detaje lidhjen e tij me ish-trajnerin e tij në Manchester United, Van Gaal, mirëpo e ka bërë këtë gjë tani.

“Unë isha në Manchester dhe gjithçka ishte në rregull me Van Gaalin gjatë dy muajve të parë. Pas një zënke, gjërat kurrë më nuk ishin njëjtë. Lidhja mes nesh nuk ishte e njëjtë”, ka thënë Di Maria.

“Ajo zënkë ndodhi sepse ai gjithmonë i shfaqte gjëra të këqija dhe negative, të cilat më mbanin prapa. Një ditë, unë u zura me të. I thashë se nuk dua të shoh më gjëra të tilla, se isha duke luajtur mirë dhe e pyeta pse nuk po i tregon gjërat e mira”.

“Atij nuk i pëlqeu mënyra se si i fola dhe aty filloi i gjithë problemi”.

Van Gaal pastaj e shiti Di Marian në PSG për 50 milionë euro, verën e vitit 2015.  Për kampionin francez, ai i ka shënuar 59 gola në 166 ndeshje të zhvilluara deri më tani. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...