​Ylli i Man Cityt: S’i duroj dot humbjet, as ndaj gruas e djalit tim

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka bërë të ditur se ai është i fiksuar pas fitoreve, duke thënë se nuk i duron dot disfatat, e madje as kur luan kundër bashkëshortes apo djalit të tij.

27-vjeçari është mësuar që gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist të ketë mjaft shumë suksese. Fillimisht me klubin Genk në Belgjikë, e tani me Manchester Cityn në Angli, transmeton Gazeta Express.

De Bruyne synon të fitojë edhe më shumë tituj këtë sezon me klubin e tij, që është ende në katër për katër tituj: Premierligës, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

“Fitoret më motivojnë mua të vazhdoj. Unë nuk mundem t’i duroj dot humbjet, as në shtëpi, kur luajmë ndonjë lojë me bashkëshorten dhe djalin tim. Çfarëdo qoftë loja, unë s’i suroj dot humbjet”, ka thënë De Bruyne.

“Unë thjesht jam kështu. Fitoret më motivojnë që të përmirësohem dhe të bëhem më i miri që mund të jem në futboll. Duhet të kesh talent, mirëpo puna është pjesa më e rëndësishme për të arritur suksese”.

“Shumë njerëz  mund të kenë talent, mirëpo ata nuk dinë si ta përdorin. Unë u largova nga shtëpia kur isha vetëm 14-vjeçar, për të luajtur futboll. E pashë se shumë njerëz nuk e arritën këtë gjë, mirëpo përmes punës, unë e arrita atë që kërkoja”. /Gazeta Express/